Super sulmuesi i Interit Mario Balotelli nuk është frikësuar aspak që të ulet në tribunat e San Siros të mërkurën për të parë rivalët e përbetuar lokal Milanin që luajti ndaj Noavaras në Coppa Italia.
19 vjeçari ishte kontravers në Nëntor kur deklaroi para një numër fëmijësh me aftësi të kuafizuara se ai e adhuronte që nga fëmijëria Milanin, por luante për Interin.
Sidoqoftë, dalja në shesh e tij duket se është pritur me skepticizëm nga tifozët e Milanit, kur është parë duke u fjalosur me një tifoz të Milanit, të cilit natyrisht se nuk i pëlqeu prezenca e lojtarit të Interit.
Gjakrat më pas u qetësuan dhe Balotelli shikoi i qetë ndeshjen deri në fund.
nter dhe Milan do të ndeshen në Derbi della Madonnina më 24 Janar, dhe bossat1.page.tl ju premton një numër specialitetesh për sqarimin e pozicioneve të këtij derbi tejet të komplikuar.
e premte, 15 janar 2010
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment
Alaudin Stublla