Trajneri i Bayern Munchen Louis Van Gaal ka bërë të qartë se ai pret që Bayern Munchen të shënoj fitore kundër Hoffenheim.
Bayern Munchen do të ndeshet me Hoffenheim sot në mbrëmje në ndeshjen e parë pas pushimit dimëror dhe trajneri Louis Van Gaal ka bërë të qartë se Bayern Munchen duhet të shënoj fitore në këtë ndeshje.
“Ne duhet të fitojmë. Ne mund të konfirmojmë formën e mirë që e treguam në fund të vitit të kaluar. Kjo do të jetë e rëndësishme për ne, “ deklaroi Van Gaal në një konference për shtyp.
“Hoffenheim ka lojtarë shumë të mirë. Megjithatë ne mund të fitojmë këtë ndeshje. “
Bayern aktualisht është në vendin e tretë me 33 pike, ndërsa Hoffenheim është në vendin e 7.
e premte, 15 janar 2010
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment
Alaudin Stublla