e premte, 15 janar 2010

Inter transferon Baptistan, Mourinho nuk di asgjë

Sipas burimeve nga Roma, Interi dhe skuadra romake ka arritur marrveshje për transferimin e mesfushorit ofanziv Julio Baptista.
Një transferim i tillë ishte përfolur një kohë të gjatë, dhe tani më në fund ka gjetur fundin. Agjenti i lojtarit Alessandro Luci, ka shkuar në Milano së bashku me presidenten Gjallorose Rosella Sensi, dhe drejtorin sportive Daniele Prado, kurse një zyrtarizimi pritet së shpejti.
Ka spekulime se me anë të këtij transferimi, Roma njëkohësisht do të kompletoj transferimin e Nicolas Burdisos që është si huazim te Roma.
Mourinho nga ana tjetër pohon se nuk di asgjë për këtë transferim por ardhja e mundshme e Baptistës do të mirpritej nga ai.
“ A më pëlqen Baptista? Mendoj vetëm për veten dhe nuk qaj si të tjerët kur lojtarët si Samuel Eto’o shkojnë në kupën afrikane të kombeve.”
“ Dua të them të njëjtën gjë si zakonisht. Nëse vjen një mesfushor para 31 Janarit atëherë OK. Përndryshe nuk do të kishte problem. Alen Stevanovic erdhi në ndeshjen ndaj Sienës kreu punën e tij.”
Baptista do të ishte lajm i keq për Chelsean. Nëse ai transferohet, gjë që pritet të ndodhë brenda 24 orëve, atëherë ai do të luaj prapa sulmuesve si trikuartist, dhe në atë rast, Sneijder do të zhvendosej në pozitën e tij në qendër të mesfushës. Kjo gjë, do të krijonte stabilitet në lojën e Interit, duke bërë që reparti më i dobët deri tani te Interi, mesfusha, të jetë më i forti.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Alaudin Stublla