Zëvëndës presidenti i Milanit Adriano Galliani pohon se shpresat e Rosonerëve për titull nuk qëndrojnë në derbin kundër Interit.
Derbi della Madoninna zhvillohet javën e ardhshme më 24 Janar në San Siro. Aktualisht, Interi ka tetë pikë më shumë se Milani në pozitën e dytë, Milani ka një ndeshje më pak të zhvilluar me Fiorentinën, dhe nëse mposht Interin dhe Fiorentinën, në fund të Janarit Milani do të jetë vetëm 2 pikë larg Interit.
Sidoqoftë, Galliani thotë se ky derbi nuk do ta vendos garën për titullin e sezonit 2009-2010.
“ Derbi nuk do të jetë vendimtar për Scudetton.”
“ Nuk jemi të tensionuar. Do të jetë vetëm Inter kundër Milanit, një ndeshje që zhvillohet që 102 vite.”
Nesër Interi do të ketë punë me Barin, kurse Milani të dielën pret Sienën.
e premte, 15 janar 2010
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment
Alaudin Stublla