e premte, 15 janar 2010

Benitez në Juve ?

Juventusi duket se e ka humbur rastin për Guus Hiddinkun, i cili do të mund të drejtoj Liverpoolin, gjë që do të thotë se Rafa Benitez është i lirë për të shkuar në Torino, raporton Tuttosport.
Sipas raporteve nga ishulli takticieni spanjoll është nën hijen e Hiddinkut, i cili po kërkohet nga bossat e Anfield. Sidoqoftë këto ndërime do të bëhen verën e ardhshme.
Ciro Ferrara i shpëtoi shkarkimit pas fitores 3-0 ndaj Napolit në Coppa Italia, gjë që bëri dhe drejtuesit e klubit ta mbajnë për një kohë të pacaktuar në skuadër.
Gjërat do të ndryshojnë në Maj. Benitez është favorit absolute për të marrë nën drejtim Juventusin, pasi që flet rrjedhshëm Italisht.
Në Angli, The Daily Telegraph pohon se e ardhmja e Benitezit nuk është tani për tani në rrezik, por do të mund të rishiqohet në fund të sezonit.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Alaudin Stublla