Menaxheri i Liverpoolit Rafa Benitez ka reaguar ndaj shumë kritikave drejtuar klubit me një dozë të vogël të shakasë.
“ Para se të fillojnë pyetjet, disa fakte.”
“ Fakt është: Ne nuk po luajmë mirë dhe po na vjen keq për tifozët. Unë jam një menaxher me përvojë dhe e di se situata mund të ndryshoj për një javë në futboll, kështu që kemi besim se do të përmirësohemi.”
“ Stoke ju premtoj se do të demolohet. Kështu që tani mendojmë vetëm për Stoke Cityn. Pas ndeshjes flasim.”
I pyetur nga gazetarët se a po e ndjen presionin në Anfield, Benitez u përgjigj:
“ Thashë se dua të fokusohem në Stoke Cityn, është më mirë të flasim për futboll, ose për Maxi Rodriguezin nëse doni. Do të koncentrohem në lojë.”
“ Ne do të stërvitemi shumë, por do të stërvitemi dhe mirë. E dimë se çdo ndeshje është e vështirë dhe nuk garantoj pozitën e katërt. “
“ Më vjen mirë ardhja e Maxi Rodriguezit. Ai është lojtarë i mirë dhe po përpiqemi të gjejmë sa më shumë të tillë.”
“ Në këtë treg është shumë e vështirë të gjejmë lojtarë të mirë, por do të mbajmë sytë hapur nëse gjejmë ndokë.” Deklaroi Benitez.
e premte, 15 janar 2010
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment
Alaudin Stublla